Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Përjashtimi i Berishës nga Kuvendi, Bardhi: Dhunim i të drejtave të opozitës, do t’i përgjigjemi…
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas përjashtimit të Sali Berishës me 10 ditë nga Kuvendi, pas sulmeve të kreut të PD-ss ndaj ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzanto. Në reagim, Bardhi e ka cilësuar përjashtimin e Berishës të paligjshëm dhe të paprecedentë. “Mazhoranca socialiste, po provon çdo ditë me aktet dhe veprimet e saj, se Kuvendi i Shqipërisë është shndërruar në një organ njëpartiak, ku rregulli dhe ligji shkelen hapur. Në një akt të paprecedent, pa kryer asnjë shkelje të Rregullores së Kuvendit, mazhoranca ka marrë një vendim për të penguar për 10 ditë Kryetarin e Opozitës z. Sali Berisha të ushtrojë përgjegjësitë e tij në raport me qytetarët në Kuvendin e Shqipërisë. Ky vendim nuk është thjesht antikushtetues, por është...