Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Sadije Agolli: Ai që e spiunoi Dritëroin, u ul me ne në tavolinë…
Nga Sadije Agolli Ishte viti 1994. Pranverë duhet të ishte, pasi ishim veshur lehtë. Prapa nesh ishin ulur dy burra me moshë mesatare 40-45 vjeç. Njëri na ndiqte në bisedë. Pas pak na kërkoi leje të ulej për pak minuta me ne në tryezë. “Posi, mund të ulesh“ – i tha Dritëroi siç e ka zakon për njerëz të njohur e të panjohur. “Më vjen rëndë ta them një të vërtetë, por megjithatë dua të lehtësoj shpirtin. Ndofta juve nuk ju kujtohem fare, por megjithatë unë do të zbrazë barkun, që në një farë mënyre ta kem ndërgjegjen të qetë, pasi juve iu kanë sulmuar shumë këto kohë. Unë kam qenë sekretar partie i kooperativës bujqësore të P. Tani jam i papunë. Ju keni ardhur...