Gjykata e Apelit, rrëzon kërkesën e Gjon Shkambit, për lirimin nga burgu

Gjykata e Apelit, rrëzon kërkesën e Gjon Shkambit, për lirimin nga burgu

Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm, Tiranë, ka rrëzuar kërkesën e Gjon Shkambit për ta liruar nga qelia. Me argumentin se nuk është autori i krimit që tronditi vendin me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, si dhe plagosjen e dy personave të tjerë palë në proces, Shkambi iu drejtua Apelit me ankim ndaj arrestit në burg të caktuar nga Shkalla e Parë. Gjon Shkambi pretendon se nuk kishte dijeni për veprimet e nipit të tij, Elvis Shkambi, i cili qëlloi me armë ndaj gjyqtarit Kalaja sapo ky i fundit lexoi vendimin kundër kërkesës së tij lidhur me një konflikt pronësie. Nipi 30-vjeçar, Elvis Shkambi, që ndodhet gjithashtu në paraburgim, nuk e kishte apeluar vendimin për të kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë.