Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
I akuzuar për korrupsion në zgjedhje/ Shtyhet seanca paraprake për kryebashkiakun e Vaut të Dejës
Shtyhet seanca e parë paraprake për kryebashkiakun e Vaut të Dejës Kristjan Shkreli. Shkak u bë kërkesa e avokatit të tij, i cili kërkoi kohë të njihej me aktet e Prokurorisë së Posaçme. Seanca e radhës u caktua në datë 21 nëntor orë 09.30, teksa këtë të marte u legjitimuan palët nga gjykata.