Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, lëndohet shoferi dhe dy pasagjeret në Durrës

Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, lëndohet shoferi dhe dy pasagjeret në Durrës

Një aksident rrugor ka ndodhur në qytetin e Durrësit. Një 26-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit, të cilin po drejtonte dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e kësaj është plagosur shoferi dhe dy pasagjeret, të cilat ndodheshin në automjetin që 26-vjeçari po drejtonte. Ata janë dërguar menjëherë drejt ambienteve të spitalit, ndërsa bëhet me dije se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton më shumë mbi rastin. Njoftimi i policisë A. L., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi në aksin “Plepa – Rromonat”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti u dëmtuan 26-vjeçari dhe 2 pasagjere në automjetin që drejtonte ai, të cilët janë jashtë rrezikut...