Skemë mashtruese për rimbursimin e TVSH, shpallen fajtorë 6 persona, mes tyre 2 italianë

Skemë mashtruese për rimbursimin e TVSH, shpallen fajtorë 6 persona, mes tyre 2 italianë

Prokuroria e Tiranës, ka shpallur fajtorë gjashtë persona, mes tyre dy italianë, pasi akuzohen për ngritjen e një skeme mashtruese për përfitimin e rimbursimit të TVSH-së. Bëhet fjalë për shtetasit me iniciale I.Q., E.B., A.D.,Z.K, dy italianët S.C., S.C., si dhe shoqëritë ‘Sidec Alenergy’ shpk, ‘Primis’, ‘Gainsbourg’ shpk, ‘Al Nair Trading’ shpk dhe ‘CS International Consulting’ shpk. Ndaj tyre rëndojnë veprat penale ‘Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëe’, ‘Mospagimi i taksave dhe tatimeve’ si dhe ‘Fshehja e të ardhurave’. Sipas njoftimit zyrtar të organit të akuzës, përmes shoqërive u krijua një skemë e qarkullimit të parave përmes shërbimeve fiktive, me synim shpërndarjen e shumave monetare dhe shmangien e detyrimeve tatimore dhe përfitimin e padrejtë të TVSH-së, në kundërshtim me ligjet shqiptare, por edhe ato ndërkombëtare....