“Tërmet” në Ukrainë, ministri i Drejtësisë dhe miku më i mirë i Zelenskit në qendër të hetimit për korrupsion

“Tërmet” në Ukrainë, ministri i Drejtësisë dhe miku më i mirë i Zelenskit në qendër të hetimit për korrupsion

Hetuesit e Byrosë Kombëtare kundër Korrupsionit në Ukrainë kontrolluan shtëpitë e ministrit të Drejtësisë Herman Halushchenko, i cili më parë drejtonte Ministrinë e Energjisë, dhe Timur Mindič, një ish-partner biznesi i Presidentit Volodymyr Zelensky dhe bashkëpronar i studios Kvartal 95, një kompani ukrainase e themeluar nga Zelensky përpara se të bëhej president. Siç raportohet nga mediat ukrainase, kreu i Njësisë Kryesore të Hetimit të NABU-së, Oleksandr Abakumov tha se po kryejnë operacionin Midas, pas 15 muajsh punë hetimore. Sipas Abakumov, operacioni special ka ekspozuar një organizatë kriminale të rangut të lartë që vepron në sektorët e energjisë dhe mbrojtjes. Hetimi përfshin raste të korrupsionit, pastrimit të parave dhe pasurimit të paligjshëm. Hetuesit e NABU-së publikuan gjithashtu klipe të bisedave midis të dyshuarve nga periudha të...