Princi William rrëfehet për herë të rrallë: Si i shpjeguam fëmijëve tanë diagnozën e kancerit të Kate Middleton

Princi William rrëfehet për herë të rrallë: Si i shpjeguam fëmijëve tanë diagnozën e kancerit të Kate Middleton

Gjatë vizitës së tij në Brazil për çmimet “Earthshot Prize”, Princi William dha një intervistë të rrallë për prezantuesin Luciano Huck, ku foli me sinqeritet për sfidat që ka përjetuar familja mbretërore pas diagnozës me kancer të Princeshës së Uellsit, Kate Middleton, në vitin 2024. “Çdo familje kalon periudha të vështira dhe sfida që i përballon së bashku. Mënyra se si i menaxhon këto momente bën gjithë ndryshimin,” tha Princi i Uellsit. “Vendosëm t’u tregojmë fëmijëve tanë gjithçka si lajmet e mira, ashtu edhe ato të vështirat. U shpjeguam pse ndodhin disa gjëra dhe pse ndonjëherë mund të ndihen të trishtuar.” Ai shtoi më tej: “Shpesh dalin pyetje pa përgjigje besoj se çdo prind e përjeton këtë. Nuk ka manual për prindërimin, por ne zgjedhim...