Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Jasmine Tookes bëhet nënë për herë të dytë, 13 ditë pasi hapi sfilatën e “Victoria’s Secret Fashion Show”
Modelja e njohur ndërkombëtare Jasmine Tookes ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë me bashkëshortin Juan David Borrero. Lajmin e bukur ajo e ndau me ndjekësit përmes një postimi në Instagram, ku publikoi disa foto të ëmbla me djalin e porsalindur, Mateo Ira. “Bekimi më i madh,” shkroi Jasmine në mbishkrimin e postimit, duke zbuluar se Mateo ka ardhur në jetë më 28 tetor. Vetëm disa ditë para lindjes, Tookes kishte mahnitur publikun duke parakaluar në pasarelën e Victoria’s Secret Fashion Show me barkun e rrumbullakosur, ndërsa shkëlqente me siguri dhe elegancë. Jasmine dhe Juan janë tashmë prindër edhe të një vajze dyvjeçare, Mia. Çifti e kishte ndarë lajmin e shtatzënisë në korrik, duke publikuar foto të ëmbla ku modeles i dallohej barku...