Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka deklaruar se tranzicioni në të cilën ka kaluar ky institucion ka pësuar ndryshime thelbësore për sistemin bankar. Në fjalën e tij në 100-vjetorin e Bankës së Shqipërisë, Sejko theksoi se institucioni ka arritur një shkallë konvergjience të lartë, me norma mbikëqyrëse dhe praktika rregullatorë të BE-së, ka ndërtuar një sistem eficent pagesash, ka investuar në edukimin financiar dhe ka ndërtuar një proces efektiv dialogu me partnerë vendas dhe të huaj.
Sejko theksoi se ekonomia shqiptar në tre dekada nuk ka njohur kriza të mirëfillta financiare apo të bilancit të pagesave, ndërsa shtoi se besimi i investitorëve vendas dhe të huaj ka ardhur në rritje.
“Vizioni për krijimin e bankës-sovraniteti i vërtetë kërkon institucione të afta për pavarësinë e institucionit financiar. BSH është bërthamë e çmuar e ekspertizës sonë ekonomike dhe financiare.
Progresi ekonomik dhe financiar në 3 dekadat e fundit- ekonomia shqiptare ka pësuar rritje mesatare vjetore 4.3% gjatë këtij horizonti kohor, rritje mesatare e të ardhurave për frymë nga 670 usd dikur në 11 mijë euro sot. Nivel mesatar inflacioni prej 3.1%, normë kjo e afërt me objektivin tonë të inflacionit prej 3%. Stoku i kredisë për sektorin privat rritje më shumëse 100-fish. Stoku i depozitave është rritur me 3.5 herë dhe ka arritur në vlerën e 18 miliardë eurove ndërsa rezerva valutore e BSH është rritur nga 318 mln usd dikur në 7 mld euro sot.
Ekonomia shqiptare nuk ka njohur kriza të mirëfillta financiare apo të bilancit të pagesave. Besimi investitorëve vendas e të huaj ka ardhur në rrije”, deklaroi Sejko.
100-vjetori i BSH, Sejko: Ekonomia ka pësuar rritje vjetore! Besimi i investitorëve të huaj, i lartë
