Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Fotolajm/ Borova në Kolonjë, ‘vishet’ me ngjyrat magjike të vjeshtës
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë mëngjesin e sotëm foto nga Borova në Kolonjë, e cila është ‘veshur’ nga ngjyrat magjike të vjeshtës. “Mirëmëngjes dhe me këtë pamje nga Borova në Kolonjë, me ngjyrat magjike të vjeshtës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale. 82 vite më parë, në fshatin Borovë të Kolonjës, historia shqiptare do të përjetonte një nga faqet më të zeza të saj. Një divizion gjerman kreu një nga masakrat më të rënda ndaj popullsisë civile, duke djegur fshatin dhe vrarë 107 banorë të pafajshëm, mes tyre shumë gra e fëmijë. Viktimat e masakrës janë nderuar me titullin “Dëshmorë të Atdheut”. Çdo 6 korrik, familjarë, qytetarë dhe përfaqësues shtetërorë mblidhen në Borovë për të përkujtuar jo vetëm masakrën, por...