Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
“Pse u fshehët pas të pavarurve? Jeni bërë si OJQ”/ Alimehmeti: Duhet riorganizim kokë e këmbë i PD-së!
Ilir Alimehmeti, i ftuar në emision ka folur për zgjedhjet e pjesshme në pesë bashki ku fitoi Partia Socialiste dhe PD nuk kishte kandidatë, por mbështeti disa kandidatë të pavarur. I pyetur nga Ylli Rakipi, se përse PD u kthye si një shoqatë që nuk merr pjesë në zgjedhje, Alimehmeti tha se duhet një riorganizim i plotë i partisë, ndërsa shtoi se edhe këto zgjedhje ishin rast i artë, por i humbur, pasi pjesëmarrja tregoi se populli ka refuzuar PS-në. Biseda: Ilir Alimehmeti: Unë e shoh rezultatin, ajo pjesëmarrje 18.5%, do të thotë dy gjëra, në rradhë të parë, po arrin suksesin ajo pjesë që do ta bëjë shoqërinë jo politike. PS, i merr zgjedhjet, thonë mos dilni të votoni. Nga krahu tjetër, ka edhe një...