Sot seanca paraprake për dosjen “Meta”, pretendimet e avokatëve. Çfarë pritet të ndodhë…

Sot seanca paraprake për dosjen “Meta”, pretendimet e avokatëve. Çfarë pritet të ndodhë…

Këtë të martë, më 11 nëntor, në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) pritet të zhvillohet seanca paraprake për dosjen që përfshin ish-presidentin Ilir Meta, Monika Kryemadhin dhe tre persona të tjerë. Gjyqtarja Irena Gjoka do të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim. Kujtojmë se seanca e mëparshme u shty për shkak të mungesës së avokatit të Kryemadhit. Gjatë asaj seance, gjyqtarja vendosi pezullimin e afateve të paraburgimit për Metën. Por avokati i ish-presidentit pretendoi që ata nuk ishin bërë shkak për shtyrjen dhe s’kishte arsye pse të pezulloheshin afatet për të. Avokati i Metës ka deklaruar se gjyqtarja është nën presion nga prokurorët e SPAK dhe përmendi akuza të mëparshme të ngritura nga kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha për...