Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Studimet në albanologji dhe kontributi i prof. dr. Isak Shemës, studiuesit në konferencë shkencore në Akademi
Studimet albanologjike mblodhën studiuesit, ku në qendër të konferencës në Akademinë e Shkencave ishte kontributi i prof. dr. Isak Shemës. Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA), organizoi konferencën shkencore mbarëkombëtare “Kontributi i Prof.dr. Isak Shemës në lëmin e studimeve albanologjike, arbëreshe dhe arbëneshe”, që u çel nga prof. as. Diana Kastrati, drejtore ekzekutive e QSPA-së, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ). Prof. Kastrati theksoi në fjalën e saj, se sot do shterohet kontributi i pamatë i prof. dr Isak Shemës, duke i shprehur mirënjohjen për kontributin e tij në fushën e studimeve albanologjike, prurje me rëndësi për arbëreshët dhe arbëreshët. Skënder Durmishi, ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri, ndau me të pranishmit njohjet dhe konsideratat për Prof. dr. Isak Shemën,...