Filip Shiroka: Nji lules së vyshkun…

Nji lules së vyshkun…poezi nga Filip Shiroka

Lulja e bukur – këput kush të ka,Prej shoqesh tueja – kush të paska nda?…M’je vyshke e thamun – lulja e shkretëQysh se të kanë tretë!

Se ti dhe unë – nda prej shoqënisë,Larg prej qytetit – tim, prej Shqipërisë,Si ti u dogja – lulja e shkretë,Në dhe t’huejin tretë!

Ti, në kopsht tandin – ku ke lulzue,T’ka ushqye vesa – dielli t’ka gzue,Por tash je veshkun – lulja e shkretë,Tash qi t’ka tretë!

Edh’ un, n’dhe timin – gjithë i gazmue,Prindët më knaqshin – isha i lumnue,Por tash po digjem lulja e shkretë,N’dhe t’huejin tretë!

ObserverKult

Lexo edhe:

FILIP SHIROKA: DALLËNDYSHE EJA

Filip Shiroka

Mirë se vjen, me krahë te letë,Dallndryshë, tui fluturue!Mirë se vjen! M’ket ânë te xetëT’dheut t’Misirit me dimnue:Eja, prá, ktu fluturim,M’gzò me at zâ gjith âmbëlcim!Kur jé nisë t’kam porositunAtje larg t’shkojsh kah Shqypnija;M’difto pra, kur ké shetitunA t’kan ra n’mend fjalt e mija,Me m’shkue n’Shkoder fluturim,Me m’j’u falë gjytetit t’im?!

Poezinë e plotë e gjeni KETU

Lexo edhe:

FILIP SHIROKA: SHKO DALLENDYSHE

Udha e mbarë, se erdh prendvera,shko dallendyshe tue fluturue,prej Misirit n’dhena tjerafusha e male tue kërkue;n’Shqypni shko, pra, fluturim,shko në Shkodër, n’gjytet tim!

Shndet prej mejet të m’i faleshsaj’ shpis’ vjetër ku jam le,me ato vende rreth t’përfaleshku kam shkue kohën e re;atje shko, pra, fluturim,fal me shndet gjytetit tim!

Poezinë e plotë e gjeni KETU

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *