
33 milionë euro të ardhura nga platformat online, Tatimet paralajmërojnë deklarimin për 2024
👁9483
Autoritetet kanë identifikuar volumin e të ardhurave nga platformat e internetit për individët në Shqipëri. Ndërsa kanë kujtuar datën e fundit për deklarimin e të ardhurave, 1 prill, nga verifikimet paraprake zyrtare deklarohet se rezultojnë rreth 33 milionë euro të ardhura të gjeneruara nga individët. Në dorëzimin e DIVA 2024 (Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave) këto të ardhura janë përfshirë si detyrim për deklarim. Ky i fundit ka pësuar shtyrje për një ditë nga afati i mëparshëm, 31 mars, për shkak të ditës së pushimit. Detyrimin për deklarimin e DIVA-s e kanë individët rezidentë dhe jorezidentë, që gjatë vitit 2024 kanë...
Burimi:
Javanews.al