Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘Balluku duhet të arrestohet’, Kalaja: Mund të prishë provat
Ish-kandidati i Partisë Demokratike për deputet, Aulon Kalaja, ka komentuar hetimet që po zhvillon SPAK ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, duke kërkuar që ndaj saj të merret menjëherë masë sigurie arresti. I ftuar në një studio televizive, Kalaja deklaroi se Balluku “përbën rrezik të vazhdueshëm për prishjen e provave dhe intimidimin e dëshmitarëve”, për shkak të pozicionit të lartë që mban në qeveri. “Balluku duhet të arrestohet sepse është potencial për të prishur provat. Nëse u arrestua Veliaj për arsye të tilla, Balluku është një rrezik permanent për të prishur prova apo për të intimiduar dëshmitarë, duke qenë një person me kaq fuqi në rolin e ministres dhe zv/kryeministres,” tha Kalaja. Sipas tij, hetimet ndaj Ballukut nuk kufizohen vetëm tek çështja e...