Mbledhja e Këshillit të Ministrave, Rama bën ndryshime në qeveri! Shkarkime dhe emërime te Arsimi dhe Ekonomia

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, kryeministri Edi Rama ka propozuar disa ndryshime në përbërjen e ekzekutivit. 
Sipas vendimeve të miratuara, janë bërë lëvizje si në Ministrinë e Arsimit, ashtu edhe në Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit. 
Armela Baka është emëruar zëvendësministre e Arsimit, ndërsa Endrit Hoxha, që mbante detyrën e zëvendësministrit të Arsimit dhe Sportit, është liruar nga detyra. 
Martin Kajo është emëruar zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit, ndërsa Sokol Duma, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, është liruar nga kjo detyrë. 
Në mbledhjen e sotme u propozuan edhe disa ndryshime në përbërjen e disa institucioneve: 
– Znj. Armela Baka emërohet zëvendësministër i Arsimit. 
– Z. Endrit Hoxha, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë. 
– Z. Martin Kajo emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit. 
– Z. Sokol Duma, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë.