Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Ngërçet në këmbë dhe duar, pse ndodhin dhe si t’i kurojmë në mënyrë natyrale
Ngërçet muskulore janë një problem shumë i përhapur që prekin si të rinjtë ashtu edhe të moshuarit. Ato mund të shfaqen papritur, zakonisht gjatë natës apo pas aktivitetit fizik, duke shkaktuar dhimbje të forta në këmbë, duar apo pjesë të tjera të trupit. Edhe pse shpesh janë të padëmshme, ngërçet mund të jenë shenjë e mungesës së disa mineraleve apo e qarkullimit të dobët të gjakut. Çfarë shkakton ngërçet? Sipas mjekëve fiziologë, shkaqet më të zakonshme të ngërçeve janë: Mungesa e elektroliteve si kaliumi, magnezi dhe kalciumi. Dehidratimi – mungesa e ujit ndikon në funksionin normal të muskujve. Lodhja muskulore ose qëndrimi për periudha të gjata në të njëjtin pozicion. Qarkullimi i dobët i gjakut, veçanërisht te personat me probleme vaskulare. Temperatura e ulët që...