“Ju nuk ngopeni!”/ Blushi debate me Ballën: Kush i vodhi fondet fermerëve? Të ngrihet Komision Hetimor për IPARD

“Ju nuk ngopeni!”/ Blushi debate me Ballën: Kush i vodhi fondet fermerëve? Të ngrihet Komision Hetimor për IPARD

Në Konferencën e Kryetarëve, përfaqësuesi i opozitës Tedi Blushi ka kërkuar ngritjen urgjente të një Komisioni Hetimor Parlamentar për vjedhjen e fondeve IPARD, duke akuzuar mazhorancën dhe qeverinë për shpërdorim të ndihmave të Bashkimit Europian për fermerët shqiptarë.  Blushi deklaroi se hetimi parlamentar është një emergjencë, pasi sipas tij, për të dytin vit radhazi fermerët shqiptarë po humbasin 112 milionë euro ndihma nga BE, “vetëm sepse këto fonde kanë përfunduar te inceneratorët dhe familjarët e qeverisë”.  “Ju nuk ngopeni duke shkatërruar bujqësinë dhe duke vjedhur fermerët”, tha Blushi, duke theksuar se fermerët përbëjnë 40% të fuqisë punëtore në vend dhe po penalizohen rëndë nga bllokimi i fondeve IPARD, që kapin vlerën e 112 milionë eurove në vit.  Sipas tij, interesi publik sot kërkon që bujqësia të jetë prioriteti kryesor i shtetit. Ai akuzoi gjithashtu SPAK-un për mungesë vullneti...