“Paqja Fiskale”/ Falen gjobat dhe kamatvonesat, përjashtim bën…

“Paqja Fiskale”/ Falen gjobat dhe kamatvonesat, përjashtim bën…

Të gjitha detyrimet tatimore dhe doganore të krijuara deri në 31 dhjetor të vitit 2014 do të fshihen me përjashtim të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Projektligji për fshirjen e borxheve tatimore dhe doganore tashmë është gati dhe ka nisur të konsultohet me institucionet dhe grupet e interesit. “Fshihen plotësisht detyrimet tatimore të papaguara, direkte apo indirekte, të papaguara, që i përkasin periudhave tatimore deri 31 dhjetor 2014, të cilat rezultojnë të regjistruara në llogaritë tatimore të tatimpaguesve apo të regjistruara në kontabilitetin e administratës tatimore, përveç kontributit të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, si dhe rasteve kur parashikohet ndryshe në këtë ligj”, thuhet në projektligj. Në nenin 5 të projektligjit që po diskutohet me grupet e interesit “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj...