Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Lihet në burg 32-vjeçari që vrau djalin e xhaxhait në Vlorë, ja çfarë deklaroi në gjyq
Në një seancë gjyqësore që zgjati rreth dy orë në Gjykatën e Vlorës, togat e zeza i komunikuan masën e sigurisë “arrest në burg” Bertil Alliajt, i cili katër ditë më parë ekzekutoi me armë zjarri djalin e xhaxhait, Dalan Alliaj. Seanca u zhvillua nën masa të rrepta sigurie dhe me dyer të mbyllura, ndërsa Bertil Alliaj u shoqërua për në sallën e gjyqit nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. A2 CNN mëson se para gjyqtarëve të çështjes Alliaj ka deklaruar: “Nuk jam në gjendje të flas, jam dakord me çdo gjë që thotë avokati”. Ai përfaqësohej në seancë me avokatin Redi Llanaj. Bertil Alliaj ekzekutoi kushëririn e tij Dalan Alliaj katër ditë më parë në fshatin Gjorm të Vlorës. Vrau djalin e xhaxhait, Bertil...