Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Vrau djalin e xhaxhait në Vlorë, Bertil Alliaj paraqitet në gjykatë nën masa të rrepta sigurie
Nën masa të rrepta sigurie ka mbërritur në mesditë në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë, Bertil Alliaj për t’u njohur me masën e sigurisë. Alliaj është transportuar në gjykatë nën shoqërimin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Ai akuzohet si vrasësi i djalit të xhaxhait të tij, shtetasit Dalan Alliaj. Ngjarja ndodhi katër ditë më parë në fshatin Gjorm të Vlorës. 32-vjeçari u arrestua në malet e fshatit Gjorm pas disa orë kërkimesh nga policia pas ngjarjes së rëndë. Përmes një njoftimi, Policia sqaroi se ishte sekuestruar edhe arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar si e përdorur në këtë ngjarje, së bashku me 10 fishekë. 32-vjeçari është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar në mungesë me 35 vite burg për...