“Zëvendëskryeministrja mund të ‘goditet’ edhe nga ‘Tigrat’…”/ Hetimet për ‘Llogaranë’, reagon gazetari: Mos u çudisni

“Zëvendëskryeministrja mund të ‘goditet’ edhe nga ‘Tigrat’…”/ Hetimet për ‘Llogaranë’, reagon gazetari: Mos u çudisni

Teksa SPAK ka vënë nën hetim Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku për një sërë veprash të rënda penale, përfshirë korrupsionin pasiv të zyrtarëve të lartë dhe pastrimin e parave, hetimet zbulojnë një skemë të dyshuar për paracaktimin e fituesve në tender me vlerë dhjetëra milionë euro, një praktikë që del në pah nga biseda të zbuluara në celularët e sekuestruar të ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi. I ftuar në një emision televiziv, gazetari Enton Qyno dha detaje nga hetimit, ku ishte hetimi ndaj Berberit, ai që hapi kutinë e Pandorës, duke zbuluar komunikime kompromentuese mes tij dhe ministres Balluku. Sipas Qynos, nga këto biseda, prokurorët e SPAK kanë gjetur prova që sugjerojnë se tenderët nuk ndiqnin rrugën ligjore, por...