Nga viti 2026 të gjitha bizneset që operojnë në fushën e teknologjisë së informacionit do të paguajnë më shumë tatim mbi fitimin.
Prej vitit 2019 të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari ekonomike për prodhimin apo zhvillimin e software-ve, paguajnë tatimi mbi fitimin me normën 5%. Por kjo lehtësi mbaron më 31 dhjetor 2025, dhe prej vitit të ardhshëm ato do të paguajnë 15%.
Në relacionin e projektbuxhetit thuhet se vetëm prej rikthimit të tatimit 15% për këro sipërmarrje pritet të mblidhen 523 milionë lekë më shumë të ardhura. Për vitin 2026, Ministria e Financave pret që nga tatimi mbi fitimin të mblidhen 65.1 miliardë lekë.
Parashikimi i tatimit mbi fitimin për vitin 2026 bazohet në:
* të ardhura nga miradministrimi në kuadër të zbatimit të masave të strategjisë afatmesme të ardhurave, për vitin 2026, në shumën 3.3 miliardë lekë.
* të ardhura të pritshme për tu arkëtuar nga zbatimi i ligjit të faljes, në masën 0.9 miliardë lekë.
• të ardhura nga zbatimi i politikave të mëparshme tatimore dhe konkretisht nga heqja e zbatimit të normës së reduktuar të tatim fitimit prej 5% për sektorin e IT.
Nga 1 janar 2026, për tatimpaguesit që operojnë në këtë sektor, do të zbatohet norma e plotë e tatimit mbi të ardhurat e korporatës prej 15% dhe parashikimi në të ardhura është rreth 523 milionë lekë”, thuhet në relacion.
Sipas të dhënave të INSTAT, në fund të vitit 2024, në vend operonin 3574 biznese me aktivitet “Shërbime të teknologjisë së informacionit”, si dhe 556 të tjera me “Aktivitete të shërbimit të informacionit”.
Hiqet ‘privilegji’ për prodhuesit e softuerëve/ Nga 2026-ta tatimi mbi fitimin do jetë 15% dhe jo më 5%
