Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Kush është Zohran Mamdani, emigranti që u ngjit deri në postin e kryetarit të bashkisë së New Yorkut
Vetëm një vit më parë ai ishte pothuajse i panjohur për publikun e gjerë, por sot Zohran Kwame Mamdani është kryetari i 111-të i bashkisë së New Yorkut. Në zgjedhjet e 4 nëntorit 2025, 34-vjeçari me rrënjë migrante arriti një fitore bindëse ndaj republikanit Curtis Sliwa dhe kandidatit të pavarur Andrew Cuomo, i mbështetur nga Donald Trump dhe Elon Musk, duke siguruar 56.4 për qind të votave. Kush është Zohran Mamdani? Mamdani lindi më 8 tetor 1991 në Kampala, Uganda, në një familje me origjinë indiane dhe besim mysliman. Nëna e tij është regjisorja e njohur Mira Nair, ndërsa babai, Mahmood Mamdani, është akademik i shquar. Fëmijërinë e kaloi mes Afrikës së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara, ku u vendos përfundimisht në New York në...