BE përgatit masa për të parandaluar ‘kuajt trojanë’ nga anëtarësimi

BE përgatit masa për të parandaluar ‘kuajt trojanë’ nga anëtarësimi

“Nuk dua të hyj në histori si komisionerja që solli kuaj trojanë që bëhen aktivë pas pesë, dhjetë ose pesëmbëdhjetë vjetësh”, tha për Financial Times, Komisionerja e Zgjerimit të BE-së, Marta Kos. Anëtarët e rinj të Bashkimit Evropian mund të vendosen nën një lloj “periudhe prove” për disa vjet dhe madje të përjashtohen nga blloku nëse shkelin standardet demokratike. Kjo është pjesë e një propozimi të ri nga Komisioni Evropian që synon parandalimin e shfaqjes së “kuajve trojanë” të rinj në BE, duke ndjekur shembullin e Hungarisë. Pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022 dhe dëshirës për të integruar vendet e mbetura të Ballkanit Perëndimor, Brukseli ka ringjallur procesin e zgjerimit, i cili kishte ngecur për më shumë se një dekadë....