“Ndoshta një nga oligarkët e Berishës…”/ Reagon ashpër analisti: Duhet të kërkohej dorëheqja e Ballukut

“Ndoshta një nga oligarkët e Berishës…”/ Reagon ashpër analisti: Duhet të kërkohej dorëheqja e Ballukut

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në një emision televiziv, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike dhe reagimin e opozitës ndaj hetimit të SPAK për zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Sipas Lubonjës, Partia Demokratike duhej të kërkonte dorëheqjen e Ballukut, ashtu siç kishte vepruar më parë me figura të tjera të mazhorancës, por kjo nuk po ndodh për shkak të interesave të ndërsjella që lidhen me strukturën oligarkike të ngritur prej vitesh nga të dy krahët politikë. “Duhej të kërkohej dorëheqja e Ballukut, sepse edhe kur protestuan për Veliajn, kërkohej dorëheqja e Ramës. Tani që çështja është te Balluku, Berisha ka thënë jo. Intuita ime më thotë se padyshim sistemin e kanë ngritur bashkë oligarkia që bashkëpunonte me të dyja partitë, që secila...