Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Kontratat PPP marrin 120 mln euro nga buxheti 2026, 40% e fondit shkon për koncesionet në Infrastrukturë
Në pr.buxhetin për vitin 2026 janë është parashikuar që 120 mln euro të shkojnë për kontratat koncesionare. Aktualisht, në pr.buxhet theksohet se janë aktive 11 kontrata koncesionare apo partneriteti publik privat (PPP). Financimet për kontratat koncesionare dhe projektet e partneritetit publik-privat (PPP) me mbështetje nga buxheti i shtetit parashikohen të pësojnë një rënie të ndjeshme krahasuar me vitin paraardhës. Sipas të dhënave të tabelës në relacionin për buxhetin, totali i fondeve për këto projekte zbret nga 139 milionë euro në vitin 2025 në rreth 120 milionë euro në vitin 2026. Kjo përfaqëson një tkurrje prej afro 18.5 milionë eurosh, ose rreth 13.3% më pak. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë mban peshën më të madhe të fondeve për këto kontrata. Rruga e Arbrit është koncesioni me...