Imazhet e rralla e të panjohura të antropologut zviceran! Artisti që realizoi fotografi nga jugu në veri në celuloid, dëshmi të “krizës së bukës”

Imazhet e rralla e të panjohura të antropologut zviceran! Artisti që realizoi fotografi nga jugu në veri në celuloid, dëshmi të “krizës së bukës”

LUAN RAMA/ Krahas si një humanist i madh, antropolog shkencëtar e politikan që mbrojti Shqipërinë në dekadat e para të krijimit të shtetit shqiptar apo si një mbështetës i zjarrtë i pranimit të Shqipërisë në Shoqatën e Kombeve, në Gjenevë, një nga kontributet e Eugène Pittard, pas qëndrimit të tij në Shqipëri në vitet 1921 dhe në vitin 1924 ishte dhe dëshmia e tij fotografike përmes rreth dyqind e ca klisheve nga veriu dhe jugu shqiptar duke fotografuar njerëzit e thjeshtë, mikpritjen shqiptare, vende dhe ngjarje historike. Pamje që sot nuk ekzistojnë më dhe që janë një referencë për studiuesit dhe antropologët shqiptarë, etnografët dhe sociologët për të vënë në dukje atë çka përfaqësonte Shqipëria në vitin 1921 apo në vitin 1924. Nëse në vitin 1913,...