Fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit ka nisur në ritme intensive, ndërsa nuk mungojnë dorëheqjet e kandidatëve apo kalimet politike mes partive. Deri më tani, janë regjistruar të paktën 17 dorëheqje kandidatësh të ndryshëm, të cilët kanë depozituar zyrtarisht kërkesat e tyre pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Dy nga më të fundit janë Leonard Trokthi dhe Edmond Stojani, kandidatët e Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit në qarkun e Lezhës. Ata kanë zyrtarizuar tërheqjen nga gara, duke cituar pamundësinë për të marrë pjesë aktive në fushatën zgjedhore.
“Për shkak të pamundësisë aktuale për t’u angazhuar në fushatë zgjedhore, paraqes dorëheqjen e parevokueshme nga kandidimi,” thuhet në dokumentet e paraqitura nga të dy kandidatët në KQZ.
Trokthi dhe Stojani ishin pjesë e listës së hapur të PSD-së në Lezhë, e cila përbëhej nga 7 kandidatë. Megjithatë, pavarësisht dorëheqjes së tyre, emrat e tyre do të vazhdojnë të mbeten në fletën e votimit që do të përdoret më 11 maj në këtë qark.
Zgjedhjet e 11 majit/ Tërhiqen nga gara dy kandidatë të PSD-së në Lezhë, shkon në 17 numri i dorëheqjeve
