Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Sinjal nga Alaudini dhe Jonida? Postimi që zbulon diçka të madhe për “Big Brother VIP Kosova”!
Dy prezantuesit e “Big Brother VIP Kosova”, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, kanë zgjuar kureshtjen e ndjekësve me një postim të përbashkët që u interpretua si një paralajmërim për nisjen e sezonit të ri të spektaklit më të ndjekur në Kosovë. Në fotografinë e publikuar nga Alaudini në rrjete sociale, dyshja shihen duke ngritur gotat në një ambient elegant, me mbishkrimin e shkurtër, por domethënës: “Gëzuar”. Të dy duken të qetë, të buzëqeshur dhe të relaksuar, duke shijuar një drekë miqësore, ndërsa atmosfera e përzgjedhur i ka dhënë postimit një ndjesi gëzimi e bashkimi profesional. Screenshot Ky moment, megjithëse i thjeshtë, është interpretuar nga fansat si një sinjal i qartë se përgatitjet për sezonin e tretë të “Big Brother VIP Kosova” tashmë kanë nisur. Komentet...