“Doli në mbrojtje të Veliajt, për turpin e vet”/Analisti sulme të drejtëpërdrejta, Berishës: Bie në kundërshti me veten

“Doli në mbrojtje të Veliajt, për turpin e vet”/Analisti sulme të drejtëpërdrejta, Berishës: Bie në kundërshti me veten

Analisti politik Ergys Mërtiri, i ftuar në një emision televiziv, ka kritikuar qëndrimet kontradiktore të Sali Berishës, duke theksuar se ai shpesh bie në kundërshti me vetveten kur vjen puna te aktet politike. Sipas Mërtirit, Berisha ka investuar politikisht dhe publikisht në protestat e opozitës kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke kërkuar largimin e tij. Megjithatë, analisti vuri në dukje se në momentin kur u ngrit çështja e shkarkimit të Veliajt, Berisha ndryshoi qëndrim. Sipas tij, ky qëndrim tregon se Berisha për “turpin e vet dhe të opozitës”, ka përfunduar duke mbrojtur Veliajn, megjithëse më parë ka kërkuar largimin e tij. Sipas tij, Berisha dhe Veliaj janë aleatë kundër SPAK. “Berisha është vazhdimisht, ditë për ditë, në kundërthënie me veten në mënyrë të rregullt....