“Përfitoi 119 mijë euro përmes korrupsionit”, GJKKO dënon Alqi Bllakon

“Përfitoi 119 mijë euro përmes korrupsionit”, GJKKO dënon Alqi Bllakon

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpalli vendimin për Alqi Ballakon, i akuzuar për korrupsion pasiv për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Trupa gjykuese e kryesuar nga Rudina Palloj vendosi fajtor për korrupsion pasiv për përfitim të 119 mijë eurosh, dhe përfitim për 7 milion lëkë, denohet me 4 vite burg në gjykim te shkurtuar 2 vite e 8 muaj burg. Sipas GJKKO, Bllakos i hiqet e drejta për funksionet publike për 5 vite. Kujtojmë që Prokuroria e Posaçme kërkoi 5 vite burg për ish-sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, i dyshuar si i përfshirë në aferën e inceneratorit të Tiranës. Çështja ndaj tij u kthye për rigjykim në korrik, dhe SPAK kërkon që Bllako të dënohet për korrupsion...