Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Trafikanti shqiptar paraqet kërkesën e çuditshme në Angli: Mos më ekstradoni në Itali, nuk ka ujë të ngrohtë në burg
Një trafikant droge shqiptar që hyri ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të ekstradohet në Itali sepse burgjet e vendit nuk kanë… ujë të ngrohtë! Maringlen Cefalia , 41 vjeç , i cili u dënua në Itali me pesë vjet burg për trafikimin e 1.5 kilogramëve kokainë , po apelon të drejtat e tij të njeriut, duke pretenduar se kushtet në burgjet italiane shkelin Nenin 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, i cili mbron të burgosurit nga “trajtimi çnjerëzor ose degradues”. Sipas mediave, Cefalia ka mbërritur në Britani në vitin 2022, duke u përpjekur të shmangë vuajtjen e dënimit. Gjatë seancës dëgjimore për ekstradimin e tij, ai refuzoi të dëshmonte dhe thirri Alessio Scantoura, një përfaqësues të organizatës joqeveritare Antigone, e...