Kryeministri Edi Rama, ndërsa ka folur për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE, e cila është përshëndetur dhe ka marrë vlerësimet më të larta nga komisionerët dhe liderët e BE, është ndalur edhe tek AI.
Në një intervistë në Euronews EU Enlargement Summit, Rama u pyet se cila është ideja tjetër krijuese e Shqipërisë pas ministrisë së krijuar me inteligjencë artificiale. Kryeministri shqiptar u përgjigj me humor se të gjithë kanë dëgjuar tashmë se Diella është shtatzënë, dhe duhet të presim lindjen e 83 foshnjave.
Pjesë nga biseda:
Pyetje: Cila është ideja tjetër krijuese që vjen prej jush në rrugëtimin drejt BE?
Rama: Jam i sigurt që keni dëgjuar që Diella është shtatzënë me 83 foshnja. Kështu, duhet që të presim që të lindin, dhe ndërkohë dua t’ju them diçka. Jemi i vetmi vend në këtë proces që kemi përdorur inteligjencën artificiale në korpusin tonë ligjor, duke e bërë procesin më të shpejtë. Po përpiqemi të vrapojmë dhe të bëjmë hapa të mëdhenj sa më shumë të jetë e mundur.
