“Bëri punë të jashtëzakonshme”/Berisha justifikon pagesën për LaCivita: Organizuam fushatë që shqiptarët nuk e kishin..

“Bëri punë të jashtëzakonshme”/Berisha justifikon pagesën për LaCivita: Organizuam fushatë që shqiptarët nuk e kishin..

“Ekipi i LaCivita, pa diskutim ekipi më serioz i botës, me eksperiencën më të jashtëzakonshme”. Pavarësisht se i ashtuquajtur magjistar prej tij në fushatë nuk arriti që ta çonte magjinë deri në fund, t’i sillte në pushtet, Sali Berisha vlerëson punën e strategut amerikan të fushatave, Chris LaCivita. Një ditë pas zbulimit të shumës 1.67 milionë Dollarë që LaCivita mori nga Partia Demokratike, për Berishën pagesa është mëse normale. “Bëri më të mirën e mundshme. Dhanë një ndihmë jashtëzakonisht të çmuar. Organizuan një fushatë që shqiptarët nuk e kishin parë kurrë më parë. Por ekipi i tyre nuk ishte përgjegjës për diktaturën autoritare të vendosur në Shqipëri nga Edi Rama”, tha Berisha. Rezultatin e 11 majit, lideri demokrat nuk ia faturon strategut amerikan, por Edi...