Inceneratori i Tiranës/ Dënohet me 4 vite burg ish-deputeti i PS Alqi Bllako, por pse pritet të lirohet?

Inceneratori i Tiranës/ Dënohet me 4 vite burg ish-deputeti i PS Alqi Bllako, por pse pritet të lirohet?

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur këtë pasdite vendimin për ish-deputetin Alqi Bllako, i akuzuar për korrupsion pasiv për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Trupa gjykuese e kryesuar nga Rudina Palloj vendosi si fajtor për korrupsion pasiv për përfitim të 119 mijë eurosh, dhe përfitim për 7 milion lekë, duke e dënuar me 4 vite burg, që në gjykim të shkurtuar shkojnë në 2 vite e 8 muaj burg. Po ashtu u vendos që t’i hiqet e drejta për funksionet publike për 5 vite. Është vendosur të shuhet masa e sigurimit arrest në burg për Alqi Ballkon dhe është urdhëruar lirimi i tij nëse nuk ka masë tjetër. Kjo pasi masa e paraburgimit është më e madhe se masa e...