Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
“Terreni”/ Shpërndanin lënë narkotike, arrestohen 4 persona në Elbasan, 2 nën hetim
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Terreni”, zhvilluar në kuadër të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme. Si rezultat i këtij operacioni, u goditën 4 raste të shitjes së lëndëve narkotike dhe armëve të ftohta, ndërsa u vunë në pranga 4 persona dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë 2 të tjerë. Sipas njoftimit zyrtar, janë sekuestruar lënda narkotike dhe armët e ftohta. NJOFTIMI: Si rezultat i monitorimit 24/7, të të gjithë territorin e qarkut, si dhe i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara në rrugë policore, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në kuadër të operacionit “Terreni”, goditën 3 raste të shitjes së...