Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Fund parkimeve kaotike/ Bashkia dhe Policia nisin aksionin për lirimin e rrugëve kryesore
Për të gjithë drejtuesit e pabindur të cilët parkojnë në vende që nuk lejohet, policia ka gjetur si përgjigje përdorimin e karroatrecit. Sipas bluve, në vijim të zbatimit të masave për lehtësimin e qarkullimit rrugor në Tiranë, kanë nisur kontrollet e shumta për moslejimin e zënies së hapësirave publike, ndalimin e parkimeve të dyfishta, apo parkimet në korsitë e emergjencave dhe të urbanëve. Automjetet e konstatuara në shkelje janë ndëshkuar me gjobë, ndërsa ato të parkuara në korsitë e dedikuara janë zhvendosur me karrotrec. Policia shprehet se këto masa ndërmerren me qëllim lirimin e trafikut, rregullimin e qarkullimit në zonat me fluks të lartë dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.