Çfarë ndodhi në Elbasan? Bien në pranga  katër persona, dy të shpallur në kërkim,  ja akuzat që rëndojnë mbi ta

Çfarë ndodhi në Elbasan? Bien në pranga katër persona, dy të shpallur në kërkim, ja akuzat që rëndojnë mbi ta

Policia në Elbasan ka arrestuar katër persona, në kuadër të operacionit të koduar “Terreni”, ku u goditën katër raste të shtijës së kanabisit dhe armës së ftohtë. Nga ky aksion i Policisë janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë. Njoftimi i Plotë i Policisë së Shtetit: DVP Elbasan/Punë operative dhe operacionale, me objektiv parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, në çdo formë të shfaqjes së tyre.Finalizohet operacioni policor i koduar “Terreni”.Goditen 4 raste të shitjes së Canabisit dhe armës së ftohtë. Procedohen penalisht 6 autorët e këtyre paligjshmërive (në pranga, 4 prej tyre). Si rezultat i monitorimit 24/7, të të gjithë territorin e qarkut, si dhe i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara në rrugë policore, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në...