Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Nëse kundër tij mund të jenë bërë…”/ Kushtetuesja konfirmoi Veliajn kryebashkiak, Ngjela: Duhet të gjykohet i lirë
Ditën e djeshme Gjykata Kushtetuese konfirmoi Erion Veliajn si kryetar të Bashkisë Tiranë, duke rrëzuar në një votim 5 me 3, propozimin e Këshillit Bashkiak, vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin dhe dekretin e presidentit Bajram Begaj për mbajtjen e zgjedhjeve në Tiranë më 9 nëntor. I ftuar në një studio televizive, avokati Spartak Ngjela komentoi edhe deklaratën e Veliajt në Kushtetuese në seancën e 31 tetorit, se ai u rrëmbye nga zyra dhe u burgos pa të drejtë. “Nëse ka shkelje ligjore të kësaj natyre, Veliaj duhet të ushtrojë padi penale. Nuk ka lidhje Gjykata Kushtetuese me këtë. Ajo e zbatoi Kushtetutën, tha se është i zgjedhur dhe kthehet në detyrë. Nëse kundër tij mund të jenë bërë shkelje të tjera që janë...