Poezi nga Ali Podrimja
Koha është të duhemi,të kesh besim në mua kur të them: Trime,të kem besim në ty kur më thua: Trim.Për kokën time kryeneçe shumë kurthe ngrite,shumë e pushkët mbushi babai yt, fisi yt,një mijë e një të zeza kurdise ku do t’ma zije pritën.E nën një kulm banonim,nga frëngjia me ditë më peshove,me ditë lexoja Shekspirin në hijen e Kullës,se mos do të takoj te kroni i shpresave.Ma ruaj syrin, dashuria ime,ma ruaj shpinën nga dielli, nga acari!Kam frikë se ma therin syrin cubat e territ,kam frikë se më vrasin pas shpine të pabesët.Dashuria ime, ma zgjat dorën ta kapërcejmë këtë ujë të madh,i huaj s’jam as vij nga tokë e vdekshme.Në fund të livadhit të kositur a po sheh:ai kali i bardhë është yni tash e përgjithmonë.Më shikon drejt në sy, lëri zënkat, fjalët, sharjet.Unë do të sjell Lulen nga zemra e bjeshkës,do ta ndez llambën në kullë,do ta hedh farën në tokën e re.Kur të desha, çoje dashuri pas shtatë katundevee të rënat të forta i kishe.Kur më deshe, çoja dashuri me një grua të marrëe mëhalla jehonte nga shpifjet.Na iku jeta, trime, si s’menduam pak edhe për vete.Koha është të duhemi.
ObserverKult
Lexo edhe:
GABRIEL GARCIA MARQUEZ: DO HUMBASËSH SHUMË NJERËZ NË RRUGËTIMIN TËND…

Leave a Reply