Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
“Ajo braktisi shtëpinë”, poezi nga Sibel Halimi
Ajo, braktisi idenëe gjellës së shijshme të shtëpisëtë ushqyerit mirë të fëmijëve Braktisi tavolinën mbi të cilën servohet koha në çdo pjatë,barra e përditshmërisë fshihet me mangë,duke u bërë qullë. Braktisi buzëqeshjene nxjerrë si nga furra,për burrin që priste ngrohje,jo zjarr. Me leckën e verdhëblerë me një impuls digjital,sepse “kishte dalë në TikTok”ajo pastroi historinë e vet. Me baby-cream e leu fytyrënsi maskë butësiepatikat ndersjetullu kthyen në rrënjë,ikja e sajishte vallëzim,ishte qeshje me veten,me jetën,me rendin që e kishte mësuartë heshtë. Në hapësirën që tund lirinëe saj si flamur dorëzimiajo mësoi,se gruaja nuk ikën nga shtëpia,ajo del prej formës së sajdhe rikthehet si frymë,ngrohtësi jo zjarrajër që nuk zihet në kornizë. ObserverKult Lexo edhe: SIBEL HALIMI: DYKËMBËSHI I TRAZUAR