A po bëhemi më të mençur, apo më budallenj?

A po bëhemi më të mençur, apo më budallenj?

Në pamje të parë, gjithçka duket qartë: njerëzimi ka bërë përparime marramendëse. Në vitin 1820 vetëm 12% e popullsisë botërore dinin të lexonin. Sot, më shumë se 86% e njerëzve në Tokë dinë shkrim e këndim. Është padyshim një rritje spektakolare – një revolucion në inteligjencë, arsim dhe vetëdije. Por megjithatë, diçka nuk shkon. Në një botë ku jemi më të arsimuar se kurrë, duket se mendojmë më pak. Lexojmë më shumë tekste, por thellohemi më pak. Kemi më shumë informacione, por më pak mençuri. Epoka e “Google-it që mendon për ne” Dikur, të dije diçka kërkonte përpjekje: duhej të kërkoje në libra, të pyesje, të studioje. Sot, thjesht e “gugëllon”. E kemi deleguar përftimin e dijes, ia kemi deleguar kujtesën tonë motorëve të kërkimit....