Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Kufizime të reja për makinat dhe kamionët, ja çfarë parashikon Kodi Rrugor i ri
Kodi Rrugor do të pësojë ndryshime, në lidhje me përmasat apo peshën e automjeteve që lejohet të qarkullojnë në vendin tonë. Gjatë prezantimit në komisionet parlamentre, zv.ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkeljeda Muçaj tha se ndryshimet synojnë përmbushjen dhe përputhshmërinë me Direktivat e Bashkimit Evropian. Muçaj foli edhe për kostot që mund të lindin nga detyrimet e reja për biznesin, duke i konsideruar si kosto legjitime. Aktualisht, Kodi Rrugor shqiptar përcakton se çdo mjet rrugor, duke përfshirë edhe ngarkesën e tij, duhet të ketë: gjerësi maksimale jo më të madhe se 2.55 m, lartësi maksimale jo më të madhe se 4 m dhe 4.3 m për autobusët dhe trolejbuset e destinuar për linjat e shërbimeve publike, si dhe gjatësi 7.50 – 12 m sipas numrit...