Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën gjeopolitike të Evropës, sulmet ruse në Ukrainë si dhe mundësinë e ndonjë sulmi të ri të Moskës ndaj vendeve që janë anëtare të NATO-s.
Në një intervistë për Al Jazeera, Rama shprehet se BE po provokohet shumë nga Rusia, teksa shtoi Shqipëria nuk është në planet e Moskës për tu sulmuar.
“Rusia nuk do ta sulmojë Shqipërinë dhe Rusia nuk do të sulmojë asnjë vend tjetër evropian. NATO është gati për çdo lloj agresioni. NATO nuk ka askënd dhe asgjë për t’u frikësuar, sepse është ushtria më e fortë në botë deri më tani. BE-ja po provokohet shumë nga Rusia. Vendet në kufi me Rusinë po provokohen çdo ditë… BE-ja po mbron veten dhe po mendon të mbrohet më mirë.”, ka thënë kryeministri Rama.
Kryeministri, më tej shtoi:
“Fakti që BE-ja nuk ka një plan paqeje më duket shumë i çuditshëm. Duhet të mendojë për të pasur diplomacinë e vet në veprim për të promovuar vizionin e saj të paqes. Zyrtarët e BE duhet të gjejnë një mënyrë për të folur me rusët”.
Rama pohoi se Shqipëria, e cila nuk ka raportuar asnjë pamje të droneve ruse, ndjen pak presion pavarësisht inkursioneve të dukshme, pasi vendet e Evropës Lindore që kufizohen me Rusinë janë në gatishmëri të lartë sigurie.
“Unë jam shqiptar. Nuk kemi frikë… Nuk ka vend për armiqësi ruse në Shqipëri sepse nuk ka simpati për Rusinë”, shtoi kryeministri./vizionplus.tv
