Rritje rekord në buxhet, tatimet sjellin 13% më shumë të ardhura se vjet

Rritje rekord në buxhet, tatimet sjellin 13% më shumë të ardhura se vjet

Vjeshta ka hyrë me “këmbë të mbarë” sa i takon të ardhurave në buxhet të mbledhura nga administrata tatimore, kryesisht si rrjedhojë e rritjes së konsumit dhe taksimit të pagave. Në muajin Tetor, të ardhurat nga tatimet regjistrohen në 37.9 miliardë lekë apo rreth 379 milionë euro, duke kapërcyer me rreth 13.1% në raport me në të njëjtin muaj të një viti më parë. Kjo shifër ka vijuar në trendin pozitiv të muajve të verës, ku pavarësisht faktit se sezoni veror dhe efekti i turizmit masiv nuk është më prezent, sërish tregon konsum të lartë, duke qenë se peshën kryesore në të ardhura dhe në rritje e zë Tatimi mbi Vlerën e Shtuar. Në muajin shtator të ardhurat u regjistruan 392 milionë euro, ndërsa në...