Rrëfimi i të dashurës së Elvis Dedës/ Ishte  i shqetësuar për

Rrëfimi i të dashurës së Elvis Dedës/ Ishte i shqetësuar për

Në procesin “Plumbi i Artë”, ditën e sotme dëshmoi në GJKKO përveç motrës së Elvis Dedës, i vrarë në 2012, edhe ish e dashura e viktimës. E Identifikuar vetëm me inicialet P.M., ajo tregoi për njohjen me Elvisin, raportet me të, detajet e ditës së ngjarjes kur u vra, konfliktet e lindura me festim Qolin për shkak të pronësisë së karburantit dhe dyshimet që kishte. “Me Elvisin jam njohur në mars 2012 dhe zgjati derisa ndërroi jetë. Jam njohur përmes shoqes sime, që kishte shok Festim Qolin. Ai sapo kishte ardhur nga jashtë, nga Holanda. Në Shqipëri ai donte të hapte një karburant me Festimin. U hap karburanti në Shkozet. Unë nuk kam qenë ndonjëherë atje. Elvisi në këtë periudhe jetonte me të ëmën në...