Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
“Pse PD nuk protestoi kundër Ballukut?”/ Berisha: Nuk bëhemi qesharakë, “autori” i Tunelit të Llogarasë është Rama
Kreu i PD Sali Berisha, në një deklaratë nga selia blu, ka deklaruar se PD nuk do të organizojë protesta kundër zv kryeministres Belinda Balluku, e cila u mor e pandehur ditën e premte nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera, lidhur me Tunelin e Llogarasë. I pyetur se pse opozita nuk po proteston për rastin e Ballukut në një kohë që për Erion Veliajn ndenjën një vit para Bashkisë Tiranë, Beriha u përgjigj se nuk mund të bëhen qesharakë pasi autor i aferës në Tunelin e Llogarasë është Rama dhe se ndaj tij do të protestohet fuqishëm. Sali Berisha: Do të organizojmë protesta shumë të fuqishme, por protestat do të organizohen për hajdutin kryesor nr1 të kombit të të gjithë kohërave, nuk bëhemi...